Sara Hoxha nis projektin e ri kinematografik, pjesë të saj bën edhe Poem

Mediale Vip

Sara Hoxha nis projektin e ri kinematografik, pjesë të saj bën edhe Poem

Më: 13 maj 2024 Në ora: 08:20
Sara Hoxha

Sara Hoxha është kthyer në një personazh mediatik. Ndarja nga Ledri Vula e ka vënë në qendër të mediave, mirëpo ajo ka zgjedhur që të mos japë asnjë koment më shumë për atë që po ndodh me jetën e saj private.

Kështu, ajo ka vijuar me jetën e saj profesionale. Tashmë Sara ka marrë përsipër një tjetër rol në film, por ky me siguri do jetë ai më i veçanti pasi pjesë e saj do jetë dhe vajza, Poem Blu.

Në rrjet po qarkullojnë pamjet e nënë dhe bijë, teksa xhirojnë një skenë.

Image
Sara Hoxha dhe Poem

Me siguri, ky fragment në film do mbetet një kujtim shumë i bukur për ato të dyja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat