Nga shokë në BBV u kthyen në “armiq”, Efi Dhedhes tregon a e uroi Kiarën dhe Luizin për lindjen e vajzës

Mediale Vip

Nga shokë në BBV u kthyen në “armiq”, Efi Dhedhes tregon a e uroi Kiarën dhe Luizin për lindjen e vajzës

Më: 13 maj 2024 Në ora: 10:21
Efi Dhedhes, Luizi dhe Kiara

Ish-banorja e “BBV”, Efi Dhedhes ka folur për marrëdhënien me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, me të cilët nga shokë u kthyen në “armiq”.

Efi Dhedhes është shprehur se me Luiz Ejllin nuk do të flasë më kurrë pas prishjes së shoqërisë mes tyre, ndërsa shtoi se ka uruar vetëm partneren e tij për ardhjen në jetë të vajzës Luna Mari.

“Po patjetër, nuk na lënë fansat mos ta bëjmë publikisht. Nuk i kam blerë dhuratë”- tha ajo.

Përsa i përket pyetjes së moderatores se cili është personi që nuk do ti flasë kurrë, Efi tha: “Luizit, se nuk dua”.

Nga ana tjetër ish-banorja e “BBV” tregoi se Olta Gixhari ishte arsyeja që ajo nuk u bë pjesë e konkursit të kërcimit “Dancing With The Stars”, pasi Efi e mori vesh që aktorja ishte pjesë e jurisë.

“Mora vesh disa emra që do ishin pjesë në njëfarë mënyre, isha shumë e ngarkuar pas ‘Big-ut’ për të përballur sërish debate ose disa situata të sikletsshme aty. Ishte Olta, nuk kemi asnjë marrëdhënie. Nuk kisha nerva për atë periudhë”- tregoi Efi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat