Një lidhje brenda shtëpisë? Erjola Doçi: Patjetër që do e bëja me...

Mediale Vip

Një lidhje brenda shtëpisë? Erjola Doçi: Patjetër që do e bëja me...

Më: 13 maj 2024 Në ora: 10:59
Erjola Doçi

Moderatorja e njohur Erjola Doçi, e cila u eliminua nga BBVA2, ka deklaruar se mund edhe të kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë.

Ajo tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi nuk kishte kimi me askënd aty brenda.

“Shumë njerëz kanë aluduar që kjo do të hyjë e do të lidhet dhe nuk ndodhi ashtu, nuk ka ndonjë gjë të keqe po të gjesh dashurinë apo të një kimi me dikë, një ‘feeling’, patjetër që do e bëja por nuk e kisha atë gjë pikë së pari.

E dyta, te Antonela bazuar në deklaratën që paska thënë, Antonela është pak tip batutash, ngacmimesh dhe po provoja fustanet dhe tha mund të lidhesh dhe po më jepte opsionet e veta me mendjen e saj, por unë gjysmën i kisha miq aty, Meritonin, Bardhin, Olsin, të tjerët nuk kisha kontakt le të themi dhe unë nuk i marr gjërat me zor, o vijnë o s’vijnë”, tha Doçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat