“Fillove me Alfion, pastaj me Fationin”, Graciano i përmend ish-banorët Heidit, Romeo i kthehet keq

Mediale Vip

“Fillove me Alfion, pastaj me Fationin”, Graciano i përmend ish-banorët Heidit, Romeo i kthehet keq

Më: 13 maj 2024 Në ora: 17:01
Graciano

Mbrëmjen e djeshme, Graciano ka patur një përplasje të fortë me Heidin, duke e ofenduar. Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të puthet, ndërsa iu drejtua me fjalët “me kë do shtrihesh sot”.

Një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.

Graciano: Fillove me Alfion, pastaj me Fationin

Romeo: Ore gjigant, unë këtu dhe ti përmend burra? Ça po bën?

Graciano: Janë gjëra që i ka bërë

Romeo: A je normal?

Graciano: A janë gjëra që po i shpik?

Romeo: Unë këtu në krah dhe ti përmend emra

Graciano: Po ti mbylli gojën asaj kur thotë ‘më eksitove ti’ se po i thotë burrit të huaj

Heidi: Po ça lidhje ka, ça përdorimi është

Graciano: Me ty në krah e më thotë ‘më eksitove’ Mua më vjen keq për ty

Romeo: Mos të të vij keq për mua, rri rehat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat