Sellma Kasumoviq tashmë është njëra nga grimeret më të suksesshme në vend.
Ajo operon prej vitesh në treg dhe bashkëpunon me artistet më të famshme të estradës shqiptare.
E njëjta ka qenë së fundmi e ftuar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku ka folur për karrierën e bujshme, por edhe për jetën private.
E pyetur për bashkëshortin dhe fëmijët, Sellma thotë se ndihet e lumtur përkundër punës së gjatë që bën.
“Ndihem krenare që pavarësisht gjithçkaje dhe një gruas që punon më shumë se 13 orë në ditë, pothuajse çdo ditë. Edhe kur kam qenë me infuzion edhe në fazën e rikuperimit pas lindjes edhe gjatë lindjes, gjatë procesit të martesës dhe para saj unë e kam parë vetëm duke punuar. Me shumë pak gjëra tjera jam marrë veçse me punë”, u shpreh ajo.
Artistja tutje theksoi: “Sakrifica ki edhe ti edhe unë, edhe ky edhe ai. Unë jam shumë e lumtur që na është ruajtur shëndeti mendor sepse është shumë i domosdoshëm në ditët e sotme. Pastaj, kemi tentuar të ruajmë shëndetin fizik”.
“Mungesa e prindërit për fëmijën sidomos një nënë, gjithmonë më ka penguar se a po iu mungoj fëmijëve, jam munduar me e kompensu gjithmonë kohën me ta”.
Krejt në fund, ajo tha: “Sa i përket fëmijëve, kam tentuar me i mësu me u gëzu me pak. Jo me dhurata, jo me brende jo me pushime luksoze, jo me limuzina me autobusë me kombi me transporte shkollore të cilat i kanë, me ushqimin e shkollës që ia ofron shkolla. Jo me marrë diçka ekstra, jam munduar që atë kulturë që ma kanë dhënë prindërit e mi me e trashëgu edhe fëmijët që me e kuptu vlerën e gjërave të imëta, me u gëzu me gjëra të vogla”.