Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin që do i vendosë të bijës

Mediale Vip

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin që do i vendosë të bijës

Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:59
Ermal Meta

Dy javë më parë artisti shqiptar Ermal Meta na befasoi të gjithëve me një postimi në 'Instagram', fotografia e një pulovre të bardhë, duke zbuluar se do bëhet baba për herë të parë. 

'Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos nxito, por as mos u vono, sepse nuk mund t'ia bëjmë dot pa ty. Të presim thesar i vogël. Mami dhe babi', - shkruante ai.  

I ftuar së fundmi në “Verissimo” Ermal ka folur për emocionet që po përjeton teksa pret që e vogla e tij të vijë në jetë në qershor. Ai zbuloi edhe emrin e vogëlushes që do të jetë Fortuna Marie.

“Një aventurë e bukur do nisë. Ajo do të quhet Fortuna Marie”.

Titullin e albumit të ri “Buona Fortuna” këngëtari ia ka kushtuar vajzës së tij.

“Ne e morëm vesh lajmin kur kisha filluar të punoja për albumin dhe më duhej të konceptoja gjithçka përsëri nën dritën e një energjie tjetër”, shpjegoi ai.

“Kam biseduar me miq të tjerë, thonë se është normale të ndjesh këto emocione. Jam i ngrirë dhe i lumtur duke pritur të shoh fytyrën e saj”, thotë këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat