Fituesi i Eurovisionit, Nemo mirëpritet nga qindra fansa në aeroportin e Zvicrës

Mediale Vip

Fituesi i Eurovisionit, Nemo mirëpritet nga qindra fansa në aeroportin e Zvicrës

Më: 13 maj 2024 Në ora: 23:23
Nemo

Nemo Mettler u prit si një hero në Zvicër pas kthimit nga Suedia si fitues i Eurovision 2024.

Në aeroportin e Cyrihut ishin mbledhur qindra fansa duke valëvitur flamuj e pankarta dhe duke brohoritur emrin e 24-vjeçarit.

Nemo fitoi Eurovision 2024 me këngën thellësisht personale “The Code”, e cila përmbledh udhëtimin e interpretuesit drejt realizimit të identitetit gjinor jo-binar.

Fansat që ishin mbledhur në aeroportin më të madh të Zvicrës duhej të prisnin pasi fluturimi i ‘Swiss International Air Lines’ nga Kopenhagen mbërriti me 45 minuta vonesë.

Brohoritjet shpërthyen ndërsa Nemo doli, i veshur me një pulovër me gëzof me një lepur që mbante një karotë.

Artisti ngriti dy herë gishtin lart përpara se të pozonte për selfie me fansat dhe të firmoste autografe.

Nëntorin e kaluar, interpretuesi njoftoi në Instagram: “Unë nuk identifikohem si burrë apo grua. Unë jam thjesht Nemo”, duke shtuar: “Përemrat e mi janë ata/ato”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat