Theu rregullin, Buçko del nga “Ferma VIP”, zgjedhja e vështirë që i dha Agai

Mediale Vip

Theu rregullin, Buçko del nga “Ferma VIP”, zgjedhja e vështirë që i dha Agai

Më: 13 maj 2024 Në ora: 23:27
Buçko

Gledis Gegaj ose i njohur ndryshe edhe si Buçko ka thyer një nga rregullat që ishte vendosur nga Agai, duke hapur një zarf që ishte i ndaluar.

Për këtë shkelje, Agai ka marrë një vendim të vështirë.

“Të heqësh dorë nga gara përfundimisht, ose të shkosh në Arameras”, tha Fjoralba në komunikimin e saj.

Buçko ishte i vendosur në zgjedhjen e tij.

“Zgjedh të dytën, të shkoj në Arameras”, tha ai.

Por qëndrimi i tij në Arameras nuk i siguron qëndrim në “Ferma VIP”. Buçko mund të jetë në ishull me një nga fermerët që do eliminohet mbrëmjen e kësaj të hëne, nëse publiku vendos që ti çoj atje.

Në këtë rast, publiku do të votojë që të kthejë në fermë vetëm njërin prej tyre, e në rast se do të jetë i vetëm, sërish do tëjetë në dorë të publikur për ta kthyer tek pjesa tjetër e fermerëve ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat