Dy fermeret më pak të votuara të cilat u shpallën në spektaklin e sotëm ishin Ditea dhe Xhesika.
Ato u përballën në një sfidë por Ditea nuk ia doli dot. Sipas rregullave të formatit ajo duhet të linte garën mirëpo nuk ndodhi ashtu.
Publiku do të vendosë t’a dërgojë në Arameas fermeren ku kanë 12 orë kohë për të votuar.
Ditea do të qëndrojë 12 orë e izoluar në një hotel, ku publiku do të votojë nëse do që Ditea të shkojë në Arameas dhe nëse po, Buçko dhe Ditea do të përballen me njëri-tjetrin, ku veç njëri do të kthehet në fermë.