Dijonis Biba ka reaguar për herë të parë pas largimit të tij të papritur nga “Ferma VIP” teksa pas një vendimi që mori me vetëdije të plotë vendosi të linte garën përgjysmë. Ai ishte i pranishëm në studio ku mes batutash tha se nuk donte të dilte, por ishte përgjumësh kur e mori këtë vendim.
“Kam menduar që do jetë më mirë jashtë dhe është më mirë jashtë. Dy ditët e para isha pak turbullt dhe kisha harruar rrugët e Tiranës, por tani jam mirë. Jam takuar me Marianën kemi ngrënë e një drekë.
Unë isha përgjumësh, nuk doja të dilja. Kur dola, kërkova të kthehem, Agai më preu në besë e më tha deshe të dalësh, dole.
Më ka marrë malli për të gjithë, por për Sokolin më shumë. E kam kërkuar por ju nuk ma keni sjellë. Ishalla Sokoli fiton Fermën dhe lekët tja marr unë”, tha Dijonisi.