Keqkuptime dhe mërzi ka pasur mes dy fermerëve, këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe aktorit Florian Agalliu.
Dyshja është vendosur përballë një keqkuptimi. Mirëpo pasditen e djeshme, pak orë përpara spektaklit ata kanë bërë “paqe” me njëri-tjetrin teksa i kanë sqaruar të gjitha në verandë.
Pjesë nga biseda
Çiljeta-Nuk ndihem mirë kur shoh miqtë e mërzitur.
Flori-Kam merakun tënd se e kam parë që mban një lloj qëndrimi, edhe kjo më ka mërzitur një çik.
Çiljeta-Unë jam akoma dhe më shumë i mërzitur.
Flori-Unë nuk e di çfarë kam bërë se po ta dija do e gjeja një sqarim.
Çiljeta-Unë ta kam thënë që kur ka ndodhur me Glorian për herë të parë, që me njerëz që njoh dhe që i dua fort, siç ke qenë edhe ti, në momentin që më kriset zemra për një gjë që nuk bëhet drejtpërdrejt por në mënyrë indirekte, më ka mërzitur shumë. Gjithësesi ti kam bërë hallall të gjitha. Mua ca gjëra nuk më pëlqejnë dhe ty nuk të shkojnë. Unë dua të të shoh shumë fisnik. Je gjithë ky djalë. Për veten tënde se për mua nuk ka problem, mua më zbutet zemra.