“Po bën viktimën, po mashtron”, krisja e marrëdhënies shoqërore, Egla: Jam lënduar nga Heidi, nuk ka guximin…

Mediale Vip

“Po bën viktimën, po mashtron”, krisja e marrëdhënies shoqërore, Egla: Jam lënduar nga Heidi, nuk ka guximin…

Më: 14 maj 2024 Në ora: 22:55
Egla

Pasi marrëdhënia e tyre shoqërore është krisur përfundimisht, Heidi dhe Egla janë përballur me njëra tjetrën gjatë spektaklit të sotëm, ku kanë sqaruar hatër mbetjet mes tyre. 

Egla tha se është e ofenduar nga sjellja e lëkundur e Heidit, ndërsa kjo e fundit tha se kurrë nuk e ka kuptuar pozicionimin e Eglës në lidhje me të.

Egla: Mbrëmjen e letrës vetes sonë, u ofendova shumë për sjelljen e disa prej tyre ndaj Gracianos. E mora seriozisht atë të qeshur. Më erdhi keq që isha në një situatë të tillë bullizimi, Julin e pash të shkëmbente me Heidin një shikim. Graciano iku duke qarë, Romeo donte të vazhdonte procedurën, unë thashë refuzoj po nuk erdhi Graciano. Mbrëmjen e pardjeshme, Heidi ishte duke folur me Françeskës, më është kthyer si lace, ika e ofenduar, nga pas më erdhi ‘shyqyr iku dhe kjo’. Heidi më ka ngulur thikën nga pas, preferoj më shumë ata që kanë dalë me fytyrë përballë meje.

Heidi: Gjërat janë shumë të thjeshta, nuk më duket normale që Egla të ndjehet e ofenduar që thashë u çu dhe kjo. Kur isha në tensionin tim maksimal. Isha në ndjesinë e fajit, ti më the s’je njeri. Duke parë dhe videon më duket interesante si ka filluar dhe Egla me këto historitë. Po krijojnë  ca gjëra rëre që unë të dal njeriu i keq. Fillojnë pastaj ose ofendimet, ose kapjet në moral.

Egla: Viktima ime dashur, je tu rrejt”

Heidi: Kur të gjesh pozicionin tënd, atëherë do përgjigjesh. Thotë ti je rreckë, je zero, pastaj jam unë Romeo falënderoje këtë gocën, pastaj më shan mua, pastaj mban anën e Gracianon. Njeriu është i mbaruar kur njeriu nuk dallon mikun dhe armikun.

Egla: E gjej në mashtrim Heidin, dje pas situatës me tone të ndezura kemi pasur një bisedë të qetë dhe më ka thënë në ato nivele nuk flas dot. Heidi nuk pati guximin të vinte te unë, te njeriu që ka thënë ka marrëdhënien më speciale në këtë shtëpi. Nuk e kam ofenduar, nuk e kam sulmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat