Pas një periudhe votimi të mbushur me pritje dhe emocione, aktori i njohur shkodran Julian Deda është shpallur zyrtarisht si finalisti i dytë i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.
Votimi, i cili zgjati disa ditë, solli Julin përballë Meritonit në një televotim për të zgjedhur finalistin e dytë të këtij edicioni.
Juli i cili është shquar si një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni, ka fituar zemrat e publikut dhe ka siguruar mbështetjen e tyre të vazhdueshme përmes votave.
Kjo fitore i hap atij rrugën drejt finales së madhe, ku ai do të ketë shansin të konkurojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Ndërkohë, aktori Romeo Veshaj, tashmë ka gjithashtu një vend të sigurt në finale, pasi u shpall finalisti i parë disa javë më parë.
Në dy edicionet e para të Big Brother VIP Albania ka pasur nga katër konkurrentë në finale dhe duke u nisur nga kjo logjikë, për në finalen e madhe të këtij edicioni kanë ngelur edhe dy vende të lira.