Pasi kishte thyer rregullat e formatit, Buçko u largua prej fermës në spektaklin e shkuar dhe teksa Agai e vuri përballë dy zgjedhjeve ai pranoi të shkonte në ishull aty ku dhe Valeri qëndroi për disa ditë derisa publiku vendosi për rikthimin e tij në fermë.
Sakaq në anën tjetër dhe Diteas, e cila doli një ndër fermeret më pak e preferuara publiku dhe humbi sfidën përballën Xhesikës, iu dha mundësia për të qëndruar së bashku me Buçkon në ishull pasi ishte publiku ai që votoi që ajo të qëndronte atje.
Mirëpo vetëm një prej tyre do të ketë mundësinë e kthimit përsëri në “Ferma VIP”.
Por ç’po ndodh me Ditean dhe Buçkon në ishull?
Ditën e sotme, teksa kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin, duke shijuar pije e ushqime ata kanë folur për gjërat që i mungojnë nga ferma, ku Ditea theksoi se i mungojnë kafshët dhe rutina e fshatit. Pas kësaj bisda ka vijuar teksa dy ish-fermerët kanë pyetur njëri tjetrin për kryefermerin që mund të jetë zgjedhur për këtë javë, si i kanë ndarë punët e shtëpisë etj.
Ditea: Mirë ne që fjetëm këtu, po ata atje çfarë po bëjnë?Po kryefermer kush është zgjedhur? A e kanë zgjedhur prapë Glorian?