Pianistja Lule Elezi mban koncert recital në vendin frymëzues të Frederic Chopin

Mediale Vip

Pianistja Lule Elezi mban koncert recital në vendin frymëzues të Frederic Chopin

Më: 15 maj 2024 Në ora: 19:05
Pianistja Lule Elezi

Pianistja e talentuar shqiptare, Lule Elezi, ka ndarë një përvojë frymëzuese dhe të jashtëzakonshme përmes një postimi në Facebook, ku detajoi emocionet e saj nga një koncert recital i mbajtur në Qendrën Evropiane për Art dhe Kulturë në Sanniki, Poloni.

Kjo qendër, e cila mban emrin e Frédéric Chopin, kompozitorit më romantik të botës së muzikës dhe të njohur si “Poeti i pianos”, ofroi një skenë magjike për talentin e Elezit.

“Ishte një privilegj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që përpara një audience të mrekullueshme e frymëzuese të mbaja koncert recital në Qendrën Evropiane për Art dhe Kulturë në Sanniki, Poloni”, shkroi Elezi. “Ishte një përjetim magjik, një nder dhe mundësi e rrallë për çdo artist, të luaja vepra të Shopenit pikërisht në Pallatin Aristokrat Mbretëror në të cilin në vitin 1828 Shopeni kaloi pushimet verore duke kompozuar veprat Rondo në C-dur dhe Trio në G-mol”.

Mbrëmja merrte një kuptim edhe më të veçantë kur pas koncertit, Elezi shoqëroi në piano aktoren e mirënjohur polake Paulina Holtz, teksa ajo recitoi poezi të periudhës së romantizmit nga poetë Ballkanik, të kushtuara dashurisë. Performanca i shtoi vlera të shtuara koncertit, duke lidhur muzikën e Chopin me poezinë e romantizmit të Ballkanit.

“‘Unë do të krijoj një botë të re për vehten time’ tha Shopeni, e në fakt, me muzikën e tij ai krijoi një botë të re për të gjithë botën e për të gjithë brezat e ardhshëm”, reflektoi Elezi, duke vlerësuar ndikimin e pashlyeshëm dhe universal të kompozitorit.

Lule Elezi, me ndjenjat e mallëngjyeshme dhe falënderimet e shprehura në postim për organizatorët, përcolli përvojën e saj se si të luajturit muzikën e Chopin në një vend kaq të rëndësishëm historik ishte një përvojë që nuk do të harronte kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat