E ftuar të martën në ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’, Chelsea Handler shprehu tërheqjen seksuale ndaj Robert De Niros.
‘Më tërheq shumë seksualisht Robert De Niro. Nuk do të hiqem sikur s’më tërheq!’
Aktorja, 49-vjeçare dhe De Niro, 80-vjeçar, u shfaqën të dy në episodin e së martës të emisionit ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’, duke rindezur dashurinë e Handler për aktorin e ‘Meet the Parents’.
Gjatë intervistës, Handler pranoi se i vinte turp t’i afrohej De Niros në studio.
‘Nuk iu afrova as në prapaskenë, sepse ishte e dashura e tij dhe nuk doja që ajo të keqkuptonte gjestet e mia, ndonëse thellë-thellë dua të provoj fatin dhe ta bëj një lëvizje’, - tha ajo.
De Niro është në lidhje me Tiffany Chen, 45-vjeçare dhe kanë një vajzë, 1 vjeçe, të quajtur Gia Virginia Chen-De Niro. Gia është fëmija i shtatë i De Niros.