Aktorja Julia Ilirjani së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale.
Teksa u pyet nga moderatorja se pse nuk është martuar më pas divorcit me bashkëshortin, Julia tha se nuk ka gjetur personin e duhur për të krijuar famije.
“Nuk ka qenë një vendim që unë s’kam dashur të krijoj një familje, por ndoshta s’kam gjetur një njeri që të më dukej i duhuri për të krijuar një familje që ishte familje se unë dhe ime bijë jemi një familje. Për të futur një të tretë në familjen tonë, nuk më është dukur askush i përshtatshëm”, tha ajo.
Ndërsa vazhdoi: “Shumë rëndë. Do filloj të fantazoj ose krijoj në kokën time. Unë tani jam në një moment që dua të kuptoj pak veten time, të shikoj ku jam, çfarë dua të bëj sepse është ndryshim i madh, lë prapë një jetë atje dhe vjen me një jetë tjetër që vërtet ke një bagazh dhe unë këtu nuk filloj nga zero sepse unë këtu kam bërë një investim timin, flas nga ana profesionale, por edhe nga ana njerëzore, nga ana shoqërore. Nuk filloj nga zero, por patjetër që po nuk u rehatova, si të thuash që të përpiqem të zë pozicionin mirë, nuk mund të mendosh që të dashurosh apo të krijosh gjëra të bukura sepse ajo të vjen ty nga shpirti dhe në këtë moment mendimet e mia dhe shpirti im janë të fokusuara në një gjë tjetër.”
Kujtojmë që aktorja ka një vajzë nga martesa me ish-partnerin, Reene.