Ditea apo Buçko, kush do të rikthehet në Ferma Vip? Ja si mendojnë fermerët e tjerë

Mediale Vip

Ditea apo Buçko, kush do të rikthehet në Ferma Vip? Ja si mendojnë fermerët e tjerë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 21:58
“Ferma VIP”

Ditea Berisha dhe Gledis Gegaj, i njohur ndryshe edhe si Buçko, vijojnë qëndrimin e tyre në Arameras.

Ditea u skualifikua nga “Ferma VIP” pasi humbi sfidën përballë Xhesikës, ndërsa Buçko për shkak se theu rregullin dhe hapi zarfin që ishte e ndaluar për ta hapur.

Tashmë është në dorë të teleshikuesve, për të votuar se kë duan të rikthejnë në “Ferma VIP”.

Por ndërsa e premtja që do vendosë fatin e tyre po afron, fermerët kanë nisur nga diskutimet dhe hamendësimet.

Gloria dhe Albano kanë qenë të mendimit se do të jetë Ditea, ajo që do të jetë më e votuara nga publiku.

Pjesë nga diskutimi:

Gloria: A thua vjen Ditea të premten?

Albano: Po mundi Buçko Ditean, unë nuk e di.

Gloria: Edhe unë Ditea mendoj që vjen

Albano: Kurrë mos thuaj kurrë, por i ka shanset shumë të vogla. Do vijë Ditea, do kemi edhe hyrje të re. Por mud të vijnë të dy nga Arameras

Gloria: Ata thanë që do vijë vetëm njëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat