“Dua ta fitojë…”/ Alban Musa komenton lojën e banorëve dhe zbulon nëse do të futej në BBV

Mediale Vip

“Dua ta fitojë…”/ Alban Musa komenton lojën e banorëve dhe zbulon nëse do të futej në BBV

Më: 16 maj 2024 Në ora: 08:36
Alban Musa

Dje të ftuar në një emision televiziv ishin Julka Gramo dhe Alban Musa, dy prezantuesit e emisionit të përditshëm në Top Channel “Në shtëpinë tonë”. Ata zbuluan disa prapaskena dhe ‘sekrete’ nga xhirimet e emisionit, por nuk munguan as komentet për situatat dhe banorët e “BBV3”. Por si e komenton Albani kolegen e e tij Julkën dhe bashkëpunimin e tyre?

Në programin që bëjmë ne duhet të jesh shumë familjar, shumë pozitiv, me energji shumë pozitive dhe Julka i ka të gjitha këto.

Të pyetur lidhur me televizionin dhe vështirësitë e emisionit, Albani tha si më poshtë.

Është kënaqësi shumë e madhe. Ne bëjmë një punë të mrekullueshme dhe jemi me fat. Është një nder i madh, por ka vështirësitë e veta. Është një program i përditshëm. Përgjithësisht në tregun mediatik, programet e paradites edhe nënvlerësohen edhe nga publiku, hë se gatim është… Me të ftuarit është e vështirë, dikush vjen dikush jo, kanë teka. Është e vështirë, por ia dalim…

Lidhur me tematikat e emisionit, Albani tregoi si zgjidhen ato.

Trendi është te pjesa e utilitetit, te pjesa e gatimeve dhe temat që na përfshijnë ne si familjare. Kemi vendosur ti bëjmë nuanca të ndryshme sepse programi është cdo ditë dhe sezoni është i gjatë.

Kush dëshiron ai ta fitojë “BBV3” dhe a do hynte ai në Big Brother?

Mendoj që ky Big Brother ka pasur kastin më të zhurmshëm dhe më të bukur. Këtë herë nuk dimë se kush do e fitojë. Unë do doja ta fitonte Jul Deda, për shkak të afrimitetit personal dhe profesional me të. Por mendoj që ata që kanë ngelur janë të fortë.

Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk do doja ta bëja sepse kam frikë nga vetja ime sepse kur kalojnë disa limite të mia…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat