Nuk bëhet rehat, JLo ndahet pas 2 vitesh martesë?

Mediale Vip

Nuk bëhet rehat, JLo ndahet pas 2 vitesh martesë?

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:25
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez u pa në Los Anxhelos, më 15 maj, duke shkuar në një studio kërcimi me ekipin e saj.

Dhe përsëri, ishte pa Ben Affleckun….

Kanë kaluar shtatë javë që kur këngëtarja dhe aktorja 54-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar u shfaqën për herë të fundit në publik dhe thashethemet janë të shumta se çifti po shkon drejt divorcit pas 2 vjetësh martesë.

Në fakt, një burim i paidentifikuar i tha “In Touch” se Afflecku është larguar nga shtëpia e tyre, ndërsa Lopez është parë duke kërkuar për shtëpi në Beverly Hills.

“Ai është i përkushtuar ndaj punës dhe fëmijëve të tij. Ai tashmë është shpërngulur dhe ndoshta do të duhet të shesin shtëpinë e ëndrrave që shpenzuan dy vite për të gjetur”- thotë burimi për gazetën, duke iu referuar shtëpisë 60 milionë dollarëshe të çiftit.

Një shenjë e tensioneve në marrëdhënie e ka dhënë vetë Affleck në dokumentarin e fundit të Lopez, ku ai pranoi se nuk ndihej rehat që ata ishin kaq të ekspozuar ndaj publikut.

“Kur u rilidhëm, i thashë, një nga gjërat që nuk dua është një marrëdhënie në rrjetet sociale”, tha ai në dokumentar, duke shtuar: “Dhe më pas kuptova se nuk ishte e drejtë ta kërkoja. Është si të martohesh me një kapiten dhe t’i thuash, nuk më pëlqen uji. Ne po përpiqemi të mësojmë të bëjmë kompromis’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat