Rezarta Shkurta feston 18 vjet dashuri me Ermal Hoxhën: "Çmendem për ty si ditën e parë"

Mediale Vip

Rezarta Shkurta feston 18 vjet dashuri me Ermal Hoxhën: "Çmendem për ty si ditën e parë"

Më: 16 maj 2024 Në ora: 20:06
Rezarta Shkurta, Ermal Hoxha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, ka ndarë një dedikim romantik me ndjekësit e saj në rrjetet sociale për partnerin e saj, Ermal Hoxha, me rastin e 18-vjetorit të lidhjes së tyre.

Aho ka publikuar një video të çiftit, duke shprehur gjithë dashurinë e saj për Ermalin.

Rezarta shkroi: “Ndonjëherë më duket sikur të njoha dje, ndonjëherë sikur s’kam jetuar kurrë pa ty. S’më besohet që kanë kaluar 18 vite e gjysmë dhe çmendem për ty akoma dhe më shumë se ditën e parë”.

Historia e dashurisë së Rezartës dhe Ermalit është shembull i një lidhjeje të fortë dhe të qëndrueshme, e cila ka arritur të përballojë sfidat dhe të mbetet e palëkundur ndër vite.

Dashuria e tyre është bekuar me një vajzë, Hera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat