Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin ‘country’

Mediale Vip

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin ‘country’

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:16
Dua Lipa

Dua Lipa performoi një duet surprizë me Chris Stapleton në ceremoninë e 59-të të ndarjes së çmimeve ‘Academy of Country Music Awards’, të cilat u mbajtën brenda qendrës “Ford” në The Star në Friso, TX të enjten.

Këngëtarja 28-vjeçare zbuloj se ishte ideja e saj për të bashkëpunuar me këngëtarin 46-vjeçar të muzikës country, dhe ata kënduan bashkë këngën e tij të vitit 2023, “Think I’m in Love with You” në stadiumin e mbushur plot me 12 mijë vende.

Dua veshi një fustan të stilit rrjetë-peshku në ngjyrë blu të errët me një qafore lart dhe këpucë të përshtatura nga stilisti Jahleel Weaver, ndërsa dukej tërheqëse me trupin e saj të hollë dhe një makijazh të plotë, shkruan DailyMail.

Pas këngës, ajo i dha Chrisit një përqafim të madh ndërsa turma “çmendej” me entuziazëm dhe ovacione të shumta.

Këto mund të duken si një palë e pakompatibël, por ata u shfaqën të ngazëllyer gjatë një bisede prapa skenave.

Dua tha: “Ne me të vërtetë u mblodhëm dy ditë më parë për të përgatitur këtë, por kemi folur për këtë për një kohë të gjatë. Ishte ideja ime! Jam kaq fanse e Chrisit, dhe thjesht i dërgova një mesazh dhe i thashë, ‘Hej, do të donim të bënim diçka së bashku?’ Dhe kjo ndodhi”.

Ajo shtoi: “Ndihem kaq me fat që kam qenë në orbitën e Chrisit dhe [së bashku me gruan e tij] Morgane për disa ditë për të hyrë në thellësinë muzikore të gjithçkaje, ka qenë e mrekullueshme”.

Chris, i cili vjen nga një familje minatorësh të qymyrit, e quajti Duan ‘mbretëreshën e muzikës që të bën të ndihesh mirë’.

Në Twitter, Çmimet ACM publikuan një video dhe shprehën dashurinë e tyre për duetin, teksa fansat prisnin me padurim lansimin e bashkëpunimit të tyre muzikor atë të premte.

Ndërsa Chris mori tri trofe të ACM Awards – artisti mashkull i vitit, artist-kompozitor i vitit, dhe albumi i vitit për albumin e tij të pestë “Higher” – Dua u takua me njerëz si Brittany Aldean, bashkëshortja e pesë herë të nominuarit për çmimin Grammy, Jason Aldean.

Më parë, në tapetin e ngjyrës bezhë, Dua shoqërohej me Jelly Roll, dhe fituesen e Grammy, Lainey Wilson, të cilët fituan ngjarjen muzikore të vitit për duetin e tyre “Save Me”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat