Kush e surprizoi fermeren? Droni që shkriu së qeshuri Çiljetën

Mediale Vip

Kush e surprizoi fermeren? Droni që shkriu së qeshuri Çiljetën

Më: 17 maj 2024 Në ora: 20:47
Çiljeta

Pas Renisit, një tjetër fermere është surprizuar ditën e sotme në “Ferma VIP”. Bëhet fjalë për Çiljetën e cila ka marrë një dron në të cilin shkruhej: Tëj tëj tëj, vetëm tëj, je më e mëjra atëj.

Ky dedikim shkaktoi shumë të qeshura tek fermerët, pasi ishte e shkruar në gegërisht.

Miqtë e Çiljetës i kishin shkruar një tekst të këngës së saj “Ti ti ti, vetëm ti, je më e mira ti”, por sipas dialektit të Dibrës.

Fillimisht Çiljeta nuk ka arritur të dallojë se ky dron është për të pasi fotografia iu duk si Baby G. Më pas shprehu falenderimet e saj për këdo që e ka sjellë dronin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat