Drake vë bast masiv për Furyn

Mediale Vip

Drake vë bast masiv për Furyn

Më: 18 maj 2024 Në ora: 17:01
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Drake ka zbuluar se kë do të mbështesë sonte kur Tyson Fury të përballet me Oleksandr Usyk.

Ndër të tjera, Drake ka thënë se ka vendosur një bast të madh prej 565 mijë dollarëve në favor të Furyt, që mund t’i sjellë atij 1 milion dollarë.

Fury dhe Usyk takohen sonte në Riad të Arabisë Saudite për meçin në të cilin fituesi i merr të gjitha.

Një nga këta dy do të krijojë histori sonte, duke u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga Lennox Lewis në 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat