Ditea rikthehet në Ferma VIP, si e pritën fermerët hyrjen e saj?

Mediale Vip

Ditea rikthehet në Ferma VIP, si e pritën fermerët hyrjen e saj?

Më: 18 maj 2024 Në ora: 18:07
Ditea Berisha dhe Albano

Ditea Berisha u rikthye në “Ferma VIP” mesditën e sotme. Albano ishte fermeri që i dha përqafimin e parë, teksa më pas Ditea u përshëndet edhe me të tjerët.

“A iu kishte marrë malli për mua?”, tha ajo.

Më pas banorët e tjerë iu afruan duke e përqafuar e duke e pyetur për eksperiencën që kaloi në Arameras.

Kujtojmë se pas një jave në ishull, vetëm me Buçkon, fermerja iu rikthye aventurës së fermës.

Ishin votat e publikut ato që vendosen se mes saj dhe Gledis, të ishte ajo që do të riniste garën, duke eliminuar kështu përfundimisht fermerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat