Me siguri nuk keni dëgjuar për neps më të çuditshëm se ai i Hailey Bieber gjatë shtatzënisë

Mediale Vip

Me siguri nuk keni dëgjuar për neps më të çuditshëm se ai i Hailey Bieber gjatë shtatzënisë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 20:56
Hailey Bieber

Hailey Bieber po ndan me ndjekësit e saj në Instagram detajet se sip o shkon shtatzënia e saj e parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber ndanë lajmin se do bëhen prindër javën e kaluar, duke e dërguar internetin në një spirale. Ditët e fundit, Hailey ka ndarë disa postime, duke i mbajtur të përditësuar ndjekësit e saj. Ajo gjithashtu ka zbuluar edhe nepsin e saj të çuditshëm.
Në Instagram, Hailey ndau një foto duke shkruar: “Sallatë me vezë mbi një kastravec turshi dhe salcë pikante sipër. Dhe jo, nuk ju lejohet të më gjykoni!!”.

Gratë shtatzëna përjetojnë të gjitha llojet e nepseve, që ndodhta edhe nuk kanë lidhje me ushqimet që hanë normalisht. Këto nganjëherë sinjalizojnë ndryshime në nevojat ushqyese të trupit ose tregojnë një rritje të hormoneve.

Postimi më i fundit i Hailey në Instagram tregoi se çfarë ajo ka bërë gjatë javëve të fundit, të cilat duket të jenë një moment i veçantë i gëzueshëm në jetën e saj. Fotot e tregojnë atë të veshur me shumë veshje të bukura, duke treguar barkun e saj, duke shijuar perëndimin e diellit dhe një video shumë të adhurueshme të qenit të saj. “Javët e fundit kanë qenë”, ka shkruar ajo postimin, duke shtuar emoji të një zogu të vogël, xixëllonja, një zemër, disa palma.

Javën e kaluar, Justin dhe Hailey ndanë lajmin e shtatzënisë në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Çifti është i lidhur që nga viti 2014, ndërsa lidhja e tyre nisi si miqësi. Në vitin 2016, të dy zbuluan se ishin në lidhje, duke u martuar dy vjet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat