Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova

Më: 19 maj 2024 Në ora: 22:58
Urim Çela dhe Alisa Maloku

Çifti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela dhe Alisa Maloku, i kanë dhënë fund beqarisë.

Ata ditën e sotme (e diel) janë martuar në një ceremoni luksoze në Prishtinë. Dyshja kanë ndarë fotografinë e tyre të parë si ‘burrë e grua’ në rrjete sociale.

Alisa duket e mrekullueshme në fustan të bardhë nusërie, gjersa Urimi me një kostum elegant.

Image

Të ftuar në ceremoni kanë qenë edhe personazhe të famshme përfshirë modelen Xhuli Nura e Afërdita Paçaradën.

Të njëjtit për publikun u bënë të njohur që nga paraqitja e tyre në edicionin e parë të Big Brother.

Ata që nga ajo kohë janë komentuar vazhdimisht e kanë bërë tituj në shtypin rozë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat