Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij Cassandra “Cassie” Ventura pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë së një holeti ku ai shihet duke e shkelmuar dhe tërhequr zvarrë në korridor, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.
Në një video të postuar në faqen e tij në Instagram, reperi u shpreh se veprimet e tij janë të pafalshme.
“Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Shkova në terapi, në rehabilitim. Më duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën. Më vjen shumë keq.”
Ai shtoi se është “i përkushtuar për të qenë një njeri më i mirë çdo ditë”. Por avokatët e këngëtares Ventura thanë se deklarata e Diddy ishte “më shumë për veten e tij sesa për shumë njerëz që ka lënduar”.
“Kur Cassie dhe shumë gra të tjera dolën përpara, ai mohoi gjithçka dhe hodhi akuzat se gratë e dhunuara nga ai po kërkonin një ditë pagese,” tha avokatja Meredith Firetog.
“Fakti që ai u detyrua të ‘kërkonte falje’ vetëm pasi mohimet e tij të përsëritura u vërtetuan se ishin të rreme, tregon dëshpërimin e tij patetik dhe askush nuk do të ndikohet nga fjalët e tij të pasinqerta.”
Pamjet e publikuara nga CNN tregojnë reperin i cili përplas në dysheme ish- të dahsurën Ventura dhe e godet me shkelma ndërsa ajo është në tokë. Ai më vonë tenton ta tërhiqte zvarrë nga këmisha dhe e godet me një objekt.
Sipas CNN, pamjet u filmuan në hotelin InterContinental në Century City, Los Angeles, që tashmë është mbyllur.