Vijojnë kunjat e Jetmirit! Këtë herë thumbon Heidin

Mediale Vip

Vijojnë kunjat e Jetmirit! Këtë herë thumbon Heidin

Më: 20 maj 2024 Në ora: 11:32
Jetmiri

Jetmirit duket se s’i ndahet shpirti nga ngjarjet e “BBVA 3”, pavarësisht se me vullnet dhe dëshirë të plotë u largua nga formati, për shkak se nuk “përmbushte standardet”, sipas tij.

Megjithatë, ai u rikthye në studio, pasi e detyron kontrata që ka lidhur me formatin.

Jetmiri këtë herë, publikoi në Instastory një foto të Heidit, e cila është finaliste e këtij edicioni dhe u shpreh se Heidi mbërriti në finale duke qeshur. Ai postoi bashkë me foton, edhe një gif të Taylor Swift duke qeshur.

Image
Postimi

Heidi, Romeo, Juli, Egla dhe Meritoni janë 5 finalistët e “BBVA 3”. Këtë vit, ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur që në finalen e madhe të 25 majit të jenë 5 finalistë dhe jo 4 si zakonisht.

Sa i përket Jetmirit, ai para se të largohej tha se ka mungesë standardesh dhe se ka bërë “cirk” që të marrë vëmendje gjatë këtij edicioni të “BBVA 3”.
 
Jetmiri u përfshi në disa diskutime të ashpra me Romeon, Eglën dhe Julin. Ndonëse Françeska e këshilloi të mos fliste më shumë, Jetmiri tha se e kishte vendosur dhe do të largohej nga shtëpia, ndonëse më parë, tha: “Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”. 

Më pas, ai reagoi duke thënë: “Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si të dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i ‘Big Brother’ është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, deklaroi Jetmiri.

Pas kësaj ish-banori pati edhe një shpërthim ndaj Ori Nebijajt, ku u shpreh në Instastory: “Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”, referuar faktit që Ori është në të njëjtën kohë edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Më tej, kur Jetmiri çuditi njerëzit pasi u shfaq në studio, bëri një tjetër reagim, duke thënë: “Për të gjithë injorantët e trimat: Një kontratë është një kontratë e duhet respektuar. Ata që bëjnë thirrje për të kundërtën ose nuk më duan të mirën, ose u intereson të shpifin e denigrojnë imazhin tim publik. Cilido të jetë interesi”, duke shtuar edhe një emoji duke vjellë.

Gjithashtu, ai ka dhënë edhe një intervistë për “Fun Club”, ku ka treguar arsyet dhe situatat brenda shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat