Adele rrëfen planet e afërta për të zgjeruar familjen

Mediale Vip

Adele rrëfen planet e afërta për të zgjeruar familjen

Më: 20 maj 2024 Në ora: 16:49
Adele

Adele ka folur hapur për planet e mëdha të jetës së saj teksa mbyll “Weekends with Adele”, në Vegas. Këngëtarja 36-vjeçare ka treguar se do të ketë më shumë fëmijë dhe punën për t’u bërë sërish nënë do ta nisë shpejt.

“Sapo të mbaroj me detyrimet e mia dhe gjithë koncertet, dua të kem një fëmijë”, i tregoi Adele audiencës së saj gjatë një prej interpretimeve të fundit.

Më tej, Adele shpjegon se si mendon se do ndihet: “Dua një vajzë sepse e kam një djalë. Ndiej se ajo do jetë personi që do dua më shumë në botë, por edhe ta kem inat më shumë se këdo. Këtë mendoj se do ndiej. Ajo do ma tregojë vendin gjithmonë, apo jo?”

Adele ka një djalë 11 vjeç, që quhet Angelo, të cilin e ka nga martesa me Simon Konecki, me të cilin u nda disa vite më parë. Dy vite pas divorcit, ajo nisi lidhjen me agjentin e sportit, Rich Paul dhe lidhja me të duket se po bëhet aq serioze saqë po mendojnë edhe për fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat