Afrona Dika në mesin e yjeve botërore shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë

Mediale Vip

Afrona Dika në mesin e yjeve botërore shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 17:08
Afrona Dika

Në jug të Francës po mbahet po mbahet edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit në Kanë.

Përveç shumë yjeve me famë botërore, në këtë ceremoni ka qenë e pranishme edhe Afrona Dika.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Afrona pasi ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram.

Image
Afrona

Me flokët e lëshuara dhe me fustanin e gjatë ngjyrë rozë dhe vezullues, Afrona ka shkëlqyer me pamjen e saj në ngjarjen më të madhe që po zhvillohet që prej datës 14 maj.

“Kalimi në tapetin e kuq ishte një nga përvojat më të bukura në jetën time”, shkruan ajo krah fotove.

Image
Afrona

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat