Luiz Ejlli reagon pasi Jul Deda tha se: “I ka propozuar Kiarës me një tekst timin”

Mediale Vip

Luiz Ejlli reagon pasi Jul Deda tha se: “I ka propozuar Kiarës me një tekst timin”

Më: 20 maj 2024 Në ora: 20:33
Ilustrim

Gjatë një interviste me "Top Albania Radio" nga shtëpia e "Big Brother VIP" ditën e djeshme Julian Deda foli mes të tjerash edhe për fituesin e edicionit të kaluar Luiz Ejlli.

Sipas aktorit Luizi i ka propozuar Kiarës me tekstin e tij “Moj Juliet… unë do të djeg Shkodrën…”.

“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”– tha Juli.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Luizi, duke ironizuar Julin mbi autorësinë e tekstit.

“Teksti është i Sander Ruçit po nejse”- ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat