Beniada Nishani me mesazh për vajzat: Luksi dhe rrobat e shtrenjta nuk të bëjnë të suksesshme

Mediale Vip

Beniada Nishani me mesazh për vajzat: Luksi dhe rrobat e shtrenjta nuk të bëjnë të suksesshme

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:11
Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani

Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani, ka qenë një nga emrat më të komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Bukuroshja, e rritur në Itali, së fundmi e ftuar në “Në Kurthin e Pitër Pan”, ka rrëfyer për jetën atje si dhe për fillimet e karrierës, duke treguar se jo gjithnjë të duhen gjëra të shtrenjta për t’u bërë e suksesshme.

Sa i përket fushës së modelingut, ajo tha se asokohe nuk kishte para për të blerë rroba të shtrenjta, por që e fitoi konkursin në të cilin mori pjesë për të vazhduar rrugëtimin e saj në këtë profesion.

“Unë kisha rroba shumë të lira dhe fitova atë konkursin që na hapi botën e televizionit italian dhe jo nuk duhen fare lekët”, u shpreh biondja.

Bukuroshja shqiptare theksoi: “Ka shumë zhgënjime, shumë vështirësi. Në Itali puna e modelingut është më e pastër sepse ku janë në mes agjencitë nuk ka shans që të ndodh një prapaskenë e çuditshme”.

Krejt në fund, ish-konkurrentja tha: “Modelingu është puna më e bukur për një vajzë që ka pasione artistike”.

Theksojmë që fitues në edicionin e parë të BBVA u shpall Ilir Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat