‘Kunjë’ për Besën? Postimi i Rona Nishliut nga Eurovision ngre dyshime

Mediale Vip

‘Kunjë’ për Besën? Postimi i Rona Nishliut nga Eurovision ngre dyshime

Më: 20 maj 2024 Në ora: 23:36
Rona, Besa

Këtë vit, Shqipëria, e përfaqësuar në Eurovision nga Besa me “Titan” nuk arriti të kalonte në natën finale. Pavarësisht pritshmërive të mëdha, përkushtimit të Besës për të sjellë një performancë dinjitoze dhe kurimit në detaje, lajmi i gëzuar nuk erdhi.

Duket se postimi i fundit i Rona Nishliut i referohet në mënyrë të tërthortë kësaj. Pjesëmarrja e Besës ishte pikërisht e kundërta e Ronës.

Artistja kishte me vete një ekip që kujdesej për pamjen e saj si dhe një grup ndihmësish që i qëndronin pranë për gjithçka.

Me një foto të postuar nga tapeti i Eurovision në Baku, Azerbajxhan nga përfaqësimi i saj, Rona shkruan:

"Kujtime nga tapeti i kuq i Eurovision Song Contest, duke përfaqësuar Shqipërinë në Baku, Azerbajxhan.

Grupi më i vogël i Shqipërisë, pa ekip artistik, pa grimier dhe parukier, pa asistent, pa PR, pa ‘creator’ të rrjeteve sociale.

Por kishim shumë dashuri nga ESC, ekipi i suportit teknik të ESC, ekipi i mrekullueshëm në skenë dhe pas saj, gazetarët fantastikë që qëndruan me mua për qindra intervista dhe më e rëndësishmja, dashurinë e fansave dhe blogjeve të Eurovision që pëlqyen, shpërndanë dhe madje ndryshuan titullin e këngës time nga “Suus” në “Qaaaaaajjjj”. Shumë dashuri për të gjithë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat