Buçko e zbulon emrin në studio: Vajza e ëndrrave të mia është brenda në Ferma VIP

Mediale Vip

Buçko e zbulon emrin në studio: Vajza e ëndrrave të mia është brenda në Ferma VIP

Më: 21 maj 2024 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Atë që nuk e bëri sa kohë ishte brenda në Ferma VIP, Gledis Gegaj i njohur si Buçko e ka bërë në studion e fermës.

Përballë Fjoralbës dhe opinionistëve Enkel Demi, Armina Mevlanit dhe Sonila Meços, Buçko ka zbuluar se cila është vajza që i pëlqente brenda fermës.

I ngacmuar nga nga opinionistët Buçko tregoi se vajza që i pëlqen më shumë është Baby G.

Pjesë nga biseda:

Kel Demi: Buçko ke bërë ndonjë gjë të mirë për të ngrënë?

Buçko: Akoma jo.

Kel Demi: Është e vërtetë që ata që vijnë nga izolimi kanë nevojë për kohë?

Buçko: Po është e vërtetë.

Sonila: Si po e përjeton famën?

Buçko: Shumë mirë, jam mësuar me këtë pjesën. Njerëzit edhe më njihnin me gatimin.

Fjoralba: Po gocat janë vënë radhë?

Buçko: Po martohet malësori, çobaneshën mori. Zgjedhja ime është akoma aty brenda.

Fjoralba: Na thuaj vetëm gërmën e parë?

Buçko: Ka dy gërma ajo.

Fjoralba: Ka dy emra?

Buçko: Po mendoj se e gjeti.

Kel Demi: Mos është kjo këtu mbrapa (Bay G)?

Buçko: Po ajo është.

Fjoralba: Mendon se ka diçka më shumë përtej miqësisë?

Buçko: Të shohim kur të dalë ajo jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat