Lindi në Egjipt për xhirimin e klipit të ri, gati për një hit veror

Mediale Vip

Lindi në Egjipt për xhirimin e klipit të ri, gati për një hit veror

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:43
Lindi

Tashmë djaloshi talent Rilind Pllana apo siç njihet në muzikë si Lindi nuk ka të ndalur.

Pas projektit "Fly with me" ai sapo ka realizuar klipin e projektit të ri që pritet të publikohet së shpejti.

Ne mësojmë se këngëtari simpatik e ka xhiruar klipin në Egjipt dhe tekstin e këngës e ka shkruar vetë ndërsa mix-master është punuat nga Mili e ku do të bëhemi gati për ta kërcyer fort në këtë verë që po vjen, pasi do të jetë reggaeton.

Xhirimet e klipit që janë realizuat në super vende të Egjiptit janë bërë nga vajza me emrin Alima, ndërsa marrim vesh se kënga do të quhet " S'je normale" e ne jemi gati për ta pritur këtë hit, dhe për momentin ju sjellin këto foto nga videoklipi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat