Martohet vajza e Eminem, Hailie Jade Mathers

Mediale Vip

Martohet vajza e Eminem, Hailie Jade Mathers

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:06
Eminem dhe vajza e tij, Hailie Jade Mathers

Hailie Jade Mathers është bërë zyrtarisht nuse.

Vajza e reperit Eminem ka ndarë lajmin e gëzueshëm me fansat në rrjete sociale.

Ajo njoftoi se ishte martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, Evan McClintock, gjatë fundjavës.

“E zgjuar si grua këtë javë”, nis përshkrimi i Jade Mathers. “Nuk mund të kishim kërkuar një festë më të mirë, më të bukur fundjave. Kishte shumë lotë gëzimi, u panë të qeshura e buzëqeshje dhe u ndje shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi kaq mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetës sonë si burrë e grua”.

Mathers dhe McClintock u fejuan në shkurt 2023 pasi ishin në një lidhje për disa vite.

Hailie – e cila tani është 28 vjeçe dhe një prezantuese/influencuese e suksesshme – ka qenë krah Eminem për shumë vite – marrë parasysh se është përfshirë edhe në disa këngë të tij.

Reperi duhet theksuar se ndan tre fëmijë me ish-bashkëshorten, Kim Scott: Hailie Jade Scott, Alaina Scott dhe Stevie Laine Scott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat