Camila Cabejo ka folur për herën e parë që ka bërë seks, në moshën 20-vjeçare.
Në një intervistë me një ekspert takimesh në podcastin ‘Armchair Expert’, këngëtarja shpjegoi se si u ndje për herë të parë e dashuruar me të dashurin e saj që tashmë është 36-vjeçar.
Ajo madje përshkroi se si i është afruar saktësisht. “Unë iu afrova dhe i thashë se isha një fanse e madha e tij. Kështu që shkuam për darkë atë natë dhe kjo ishte lidhja ime e parë. Ndoshta ishte tepër vonë për një lidhje të parë. Isha tashmë 20 vjeç ”, tha ajo.
Kur u pyet nëse kishte bërë seks para kësaj romance, ajo u përgjigj: “Jo, ishte hera e parë që bëja seks. Në atë kohë e ndjeva për herë të parë dashurinë, në moshën 20-vjeçare, kështu që atëherë bëra dhe dashuri. Ishte fjalë për fjalë dashuri, kështu që ishte shumë e bukur”.