Getinjo dhe Vivien janë rikthyer sërish në fokus.
Kjo pasi që një TikTok i publikuar sot nga bukuroshja durraske, ka trazuar rrjetin.
Ajo është shfaqur me syze që janë identike me ato të Getinjos.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/21/auto_Capture1716324236.jpg)
Kaq ka mjaftuar që fansat të jenë të bindur për një ribashkim, ndonëse nuk dihet nëse syzet i kanë mbetur Vivit nga periudha bashkë apo thjesht bëhet fjalë për një rastësi.
Çifti pas Big Brother VIP, ishin ndarë dhe më pas u ribashkuan, për t’u ndarë sërish (me gjasë por jo sigurt definitivisht).
Vivien nëpër intervista televizive kishte treguar se e do shumë Getinjon dhe ka respekt për të, mirëpo lidhja ishte bërë e pamundur të vazhdohej shkaku i veseve të reperit.
Ndërkohë, reperi prej kohësh shfaqet dukshëm më i përkushtuar ndaj fesë, duke shkruar një faqe të re për të.