“A do të marrësh pjesë në finalen e BBVA?” – Sara Gjordeni shuan kureshtjen

Mediale Vip

“A do të marrësh pjesë në finalen e BBVA?” – Sara Gjordeni shuan kureshtjen

Më: 22 maj 2024 Në ora: 06:18
Sara Gjordeni

Spektakli i famshëm televiziv Big Brother VIP Albania po përgatitet të përmbyllë sezonin e tretë me një mbrëmje finale këtë të shtunë.

Nuk do të mungojnë as ish-banorët e shtëpisë, të cilët janë ftuar për të ndarë përshtypjet dhe për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë.

Një prej figurave më të diskutuara të sezonit, Sara Gjordeni, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në finale.

Përgjigjja erdhi pas një vale të madhe kureshtjeje nga ana e ndjekësve të saj në Instagram, të cilët ishin të etur të dinin nëse ajo do të ishte pjesë e mbrëmjes finale të spektaklit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Sara ka bërë me dije se jo vetëm që do të jetë e pranishme, por edhe që do të pozicionohet në rreshtin e parë të spektaklit.

Ish-banorja, e cila u bë qendër e vëmendjes gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, është aktualisht në muajt më të bukur të pritjes së ëmbël.

Sara dhe partneri i saj, artisti nga Kumanova, Bardhi, po shijojnë këtë periudhë të lumtur në jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat