Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u larguan drejt Italisë me një gomone për një jetë më të mirë.
Ndërsa 30 vite më vonë, vetë Beniada vendosi të braktiste shtetin italian për t’u rikthyer në Shqipëri.
“U ktheva sepse mbas eksperiencës sime të parë televizive këtu (Big Brother Vip), pata një dashuri shumë të madhe nga publiku shqiptar. Gjithë mbështetja që mora më bëri të qëndroj këtu”, tregon Beniada.
Po ashtu Beniada ka rrëfyer se pse zgjodhi të bëhej modele dhe pse prindërit dëshironin që ajo të ishte një doktoreshë.
“Babi donte të bëhesha doktoreshë. Mami më linte të lirë. Unë u bëra modele sepse e ndiqja shumë modelingun. Herën e parë shkova në Milano 16 vjeç edhe kasti i parë shkoi mirë, pasi nisa modelingun babi nisi të më mbështesë”, tha modelja.