Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen. Banori i “Big Brother VIP3” është uruar nga banorët dhe familjarët, që kanë postuar urimet e tyre në rrjetet sociale, pasi moderatori ndodhet brenda shtëpisë së njohur duke vijuar eksperiencën që i zgjati më shumë se 100 ditë.
Mes urimeve ishte dhe ai i Ilnisa Agollit, partneres së tij që njohu në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e FITORES time”– shkruan ish-banorja e BBV3 në një foto të publikuar në “Instastory”.
Meritoni ka lindur në Gjermani në 23 maj të vitit 1995. Prej moshës 9-17 vjeç është angazhuar me sporte të ndryshme si box dhe futboll. Ndërsa në moshen 17 vjeçare ka nisur punën si gazetar dhe reporter terreni.
Sot, ai është finalist i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, bashkë me Romeo Veshajn, Julian Dedën, Heidi Baci dhe Egla Cenon.