Çfarë po ndodh me Bardhin? Pas Luizit, edhe kjo këngëtare e ‘zhduk’ nga IG

Mediale Vip

Çfarë po ndodh me Bardhin? Pas Luizit, edhe kjo këngëtare e ‘zhduk’ nga IG

Më: 23 maj 2024 Në ora: 16:09
Bardhi

Kënga e fundit e reperes së njohur, Tayna, ishte “Unaza”, në bashkëpunim me Bardhin, projekt ky i cili rezultoi mjaft i suksesshëm dhe u kthye në trend në platformën “TikTok”. Mirëpo, duket se reperja i ka dhënë fund raportit miqësor me Bardhin, e shkaku nuk bëhet ende i ditur.

Këngëtarja e ka hequr Bardhin nga ‘Instagram’, duke lënë pas shumë pikëpyetje.

Kujtojmë se edhe miqësia midis Luizit dhe Bardhit nuk ekziston më, pas komentit të Sarës kundrejt Kiarës. Ky veprim bëri që Luizi të hiqte nga miqtë e Instagramit Bardhin dhe u la të nënkuptohej se mes dyshes nuk kishte më raporte.

Nga ana tjetër, duke qëndruar tek Tayna, ju rikujtojmë se ajo është larguar nga kompania e menaxhimit që prej vitesh e kishte nën menaxhim karrierën e saj muzikore. Artistja ka fshirë çdo postim në Instagram, e madje nuk poston as ‘story’.

Përflitet se të gjitha këto lëvizje po bëhen në kuadër të rikthimit të saj në muzikë. Se kush do e menaxhojë, e se me kë do bashkëpunojë, na mbetet të presim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat