Casandra “Cassie” Ventura ka folur për herë të parë për një video të publikuar para pak ditësh e cila bëri një bujë të madhe në rrjet.
Bëhet fjalë për një të vitit 2016 që tregonte se ajo ishte dhunuar fizikisht nga ish-i i saj Sean “Diddy” Combs .
Ditën e sotme Ventura, 37 vjeç, publikoi një deklaratë në Instagram , duke shprehur falënderimet e saj “për gjithë dashurinë dhe mbështetjen nga familja ime, miqtë, të huajt dhe ata që nuk kam takuar ende”.
Ajo thekson se me shumë punë, ka arritur që sot të jetë mirë dhe se do të shërohet nga e kaluara.
“U zgjas dorën të gjithë personave që jetojnë me këtë frikë. Askush nuk duhet ta mbaj vetëm këtë peshë”- shprehet ajo.