Robert Berisha së shpejti baba për herë të tretë? E dashura e re e moderatorit nxit dyshimet me veprimin e fundit

Mediale Vip

Robert Berisha së shpejti baba për herë të tretë? E dashura e re e moderatorit nxit dyshimet me veprimin e fundit

Më: 24 maj 2024 Në ora: 11:24
Roberti dhe Ana

Moderatori Robert Berisha dhe e dashura e tij 22 vite më e re, Ana mesa duket së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

E teksa çifti po shijojnë pushimet së bashku, 23-vjeçarja ka postuar një video në InstaStory, ku duket qartë Roberti duke e ushqyer atë.

Krahas videos Ana ka vendosur një emoj të një gruaje shtatzënë, duke nxitur kështu dyshimet se ajo është në pritje të ëmbël.

Image
Foto nga instagrami

Megjithatë nuk dihet nëse e dashura e Robertit është shtatzënë apo e gjitha ishte për pak vëmendje.

Moderatori ka folur për marrëdhënien e tij me partneren 22 vite më të vogël. Ai ka rrëfyer se 23-vjeçarja jeton në Amerikë dhe janë njohur pasi Ana e ka parë në një dasmë atje.

Moderatori është shprehur se nuk e ka problem lidhjen në distancë dhe se planifikon të martohet sërish.

“Si mos ta postoj këtë pehri? Loçkë, 23 vjeçe, ulqinake. Nuk e kam problem lidhjen në distancë, më bie të udhëtoj shumë, edhe ajo vjen këtu.

Është viti i pari, më ka rënë shpesh të shkoj në Amerikë. Tani e kemi lënë që do të vijë të rrijë këtu më gjatë, se unë nuk kam mundësi që të shkoj të rri shumë.

Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në New York, ka publikuar një story dhe kështu kemi nisur kontaktet. Nuk e ka ditur se kush jam. Ndihem shumë mirë me të. Kjo është Ana Maria.

Pse mos të kem dasmë. Dasmën e dytë do ta bëjë ndryshe. Do e bëja jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël diçka”, tha ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat