"Hyri aty në momentin më të errët të jetës së tij!" Statusi prekës i Turjan Hyskos për Jul Dedën: Një Piter Pan i përjetshëm

Mediale Vip

"Hyri aty në momentin më të errët të jetës së tij!" Statusi prekës i Turjan Hyskos për Jul Dedën: Një Piter Pan i përjetshëm

Më: 24 maj 2024 Në ora: 19:21
Jul Deda, Turjan Hysko

Në një status prekës dhe të sinqertë, Turjan Hysko ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Jul Dedën, në "Big Brother VIP". Në një status në Instagram, Turi shkruan se Juli ka hyrë në shtëpinë e "BBV" në një moment shumë të vështirë të jetës së tij, pikërisht pas humbjes së të atit, aktorit të mirënjohur Zef Deda.

Ai i ka bërë thirrje publikut që ta votojnë Julian Dedën, duke theksuar se mbështetja për aktorin në këtë periudhë të vështirë është e rëndësishme jo vetëm për Julin, por edhe për të gjithë ata që e kanë përjetuar humbjen dhe dhimbjen.

"Pse duhet të voton Julian Dedën në 'BBV'? Mund të rendis shumë arsye, por po them vetëm njërën të cilës as ai, as familjarët e vet nuk do t'i mëshonin për të fituar pikë! Juli ka hyrë aty në momentin më të errët të jetës së tij! Vdekja e Zefit e ka dërrmuar më shumë sesa e imagjinojnë njerëzit! Juli hyri aty më i dobët se kurrë emocionalisht dhe po del më i fortë falë mbështetjes së njerëzve", ka shkruar Hysko.

Turjani gjithashtu e cilëson si një artist që ka nevojë për dashurinë dhe energjinë e publikut për të vazhduar përpara, duke e përshkruar si një "Piter Pan të përjetshëm" që, për shkak të humbjes së babait të tij, është bërë një burrë me shpirt të butë dhe të ndjeshëm.

"Paratë i duhen çdo artisti, por jam i bindur që fitorja për Julin do të jetë fitorja e secilit prej nesh që dikur, diku është thyer dhe është ringritur më fort se kurrë falë mbështetjes nga ata që na duan! Kështu që ‘zemrat e Julit’ uroj ta mbështesin, votoni dhe gëzoni të gjithë fitoren e tij", ka përfunduar Hysko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat