Roberti kritika fermerëve: Janë të papërgjegjshëm

Mediale Vip

Roberti kritika fermerëve: Janë të papërgjegjshëm

Më: 24 maj 2024 Në ora: 22:58
Roberti dhe Renisi

Që pas hyrjes së tij në “Ferma VIP”, Robert Aliaj ka trazuar jo pak ujrat.

Debatet kanë qenë të shumta, ndërsa disa deklarata të artistit janë marrë për ofendim nga pjesa më e madhe e fermerëve.

Teksa u ndalën edhe në debatin mes Renisit dhe Robertit, ky i fundit tha se këngëtari ka frikë se mos i marr çmimin, pasi mendja i rri tek paratë.

“Këtu është që unë erdha dhe këta duan të më “ekzekutojnë”. Renisi gjeti një moment për të më shkëputur se kishte hallin e parave. Unë erdha në fund, tremben se mos marr çmimin, por unë nuk e kam qëllim. Si ka mundësi që ne të vijmë e ti gjej kaq të papërgjegjshëm, Çiljeta punon gjithë ditën dhe askush nuk e ndihmon”, tha Roberti.

Por Renisi tha se atij nuk i rri mendja tek çmimi i madh, teksa sqaroi të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur deri më tani mes tyre.

“Unë nuk jam nga ata që më rri mëndja tek 100 mijë euro. Roberti ishte duke folur me Valerin dhe unë e dëgjova rastësisht që i tha që u zhgënjeva nga Renisi. Kur erdhi Roberti unë u gëzova sepse mendova se më erdhi një mik dhe shok artist që të bëjmë muhabet për artin, kulturën e familjen. Por në fakt erdhi Roberti, unë kam qenë me Elsën në studio dhe u kam kërkuar falje që kam qenë i impenjuar. Unë sa kam ardhur, ai filloj me kritika ndaj meje. Më vonë ndodhi kjo që ndodhi, që gjithë shtëpia doli kundër Robertit. Unë i thash që nuk je vetëm ,por më tha që ja dal edhe vetëm. Këtu mora një mesazh të dytë. Sot ishte qershia mbi tortë dhe unë arrita në konkluzion që Roberti që njoh jashtë nuk është ai që është këtu”, tha Renisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat