“2 Bileta” – kënga më e re nga Besiana që iu paraprin tri projekteve të tjera muzikore

Mediale Vip

“2 Bileta” – kënga më e re nga Besiana që iu paraprin tri projekteve të tjera muzikore

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:41
Besiana

Këngëtarja Besiana Behluli ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga “2 Bileta” është prezantuar bashkë me një klip impresionues, të cilin këngëtarja e ka pasuruar me një imazh të studiuar dhe një stil vizual që tërheq vëmendjen në çdo aspekt.

Artistja e talentuar bëri të ditur pak kohë më parë se ka punuar intensivisht për të finalizuar katër këngë origjinale.

Këto pjesë muzikore po planifikohen të lansohen njëra pas tjetrës, duke filluar me “2 Bileta”, e cila tashmë po korr sukses në platformën digjitale dhe vjen si hapësirë për tre këngët e tjera që janë në pritje për të dalë në dritë gjatë javëve të ardhshme.

Për realizimin dhe kompozimin e të katërta këngëve, Besiana ka ndërmarrë një bashkëpunim frytdhënës me Armend Rexhepagiqin, i njohur për kreativitetin dhe talentin e tij në fushën e muzikës. Rexhepagiqi ka kontribuar me tekstet dhe meloditë e këngëve, duke ndihmuar në sjelljen e një prekje unike në muzikën e Besianës.

Ky EP i ardhshëm premton të sjellë një freski në skenën muzikore dhe të pasurojë repertorin e këngëtares me një diversitet të pasur zhanresh dhe stilesh muzikore. Fansat dhe ndjekësit e Besianës tashmë janë në pritje me padurim për të dëgjuar më shumë nga ky projekt i ri dhe për të ndjekur rrugëtimin e saj artistik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat