Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj “The Passport”

Mediale Vip

Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj “The Passport”

Më: 25 maj 2024 Në ora: 08:10
Arbana Osmani

Ish-prezantuesja dhe ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, Arbana Osmani, tashmë ka hyrë në botën e aktrimit.

Lajmi u bë publik përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku Arbana zbuloi se do të marrë pjesë në filmin më të ri “The Passport”, i cili drejtohet nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj.

Nëpërmjet videos së postuar, ajo ndan me ndjekësit disa momente nga xhirimet dhe prapaskenat e filmit.

Arbana shprehet me nota humori në lidhje me komentet e mëparshme të bashkëshortit të saj rreth talentit të saj si aktore: “E mbani mend kur dilte nëpër intervista e fliste sa aktore e dobët isha dhe se nuk do më merrte më kurrë në film? Urdhëro ‘The Passport'”, citon Arbana në mbishkrimin e saj, duke treguar një larmi emocionesh që tërheqin vëmendjen e ndjekësve të saj.

Arbana Osmani, e cila ka qenë e njohur për rolin e saj si prezantuese nën formatin e shumë shikuar “Big Brother VIP Albania”, tani hedh hapin e saj të parë drejt ekranit të madh, duke u bashkuar me një ekip të talentuar aktorësh në një projekt të ri që premtuar të sjellë freski në kinematografinë shqiptare.

Ndërsa Arbana tashmë është një emër i njohur për publikun shqiptar si prezantuese dhe moderatore, roli i saj në “The Passport” do të shërbejë si një provë e re dhe sfidë për të në artin e interpretimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat