Koncerti solistik në Poloni: Lule Elezi merr zemrat e publikut në Konsullatën Shqiptare

Mediale Vip

Koncerti solistik në Poloni: Lule Elezi merr zemrat e publikut në Konsullatën Shqiptare

Më: 25 maj 2024 Në ora: 13:55
Lule Elezi

Lule Elezi, pianistja e talentuar dhe e njohur për performancat e saj të jashtëzakonshme, ka ndarë në Facebook një lajm të lumtur për fansat dhe ndjekësit e saj. Ajo u ftua nga Konsulli i Nderit të Republikës së Shqipërisë, z. Pawel Michalak, për të mbajtur një koncert solistik në ambientet e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Łódź, Poloni.

Në këtë koncert të veçantë, Lule Elezi interpretoi në piano vepra nga kompozitorë të mëdhenj shqiptarë dhe atyre botërorë, duke iu kushtuar një vlerësim të veçantë kompozitorit romantik polak Frédéric Chopin, i njohur si “Poet i pianos”. Ky kozerit ishte një ndërthurje e kulturave dhe një tribut ndaj kompozitorit të madh që ka bërë kaq shumë për muzikën klasike.

Veçanërisht, Lulja i dedikon një falenderim të ngrohtë Konsullit të nderit z. Pawel Michalak dhe gjithashtu vlerëson rolin e dy shoqatave Poloni-Kosovë, me kryetar Haxhi Dulla, dhe Poloni-Shqipëri, me kryetare Dorota Horodyska, për kontributin e tyre të patjetërsueshëm në organizimin e këtij ngjarjeje të rëndësishme muzikore.

Në koncertin e saj, Lule Elezi ka shkëlqyer jo vetëm për talentin e saj, por edhe për praninë e përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë që udhëtuan nga Varshava për të qenë pjesë e këtij mbrëmjeje. Performanca dhe emocionet që transmetoi artistja përmes muzikës së saj dhuruan eksperiencë unike për të gjithë të pranishmit, duke i lënë atyre kujtime të paharruara.

Pianistja Elezi, e cila vazhdon të jetë një ambasadore e shkëlqyer e muzikës dhe kulturës shqiptare, ka përçuar një imazh të nderuar për vendin e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat